Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, mbetet në dyshim të madh për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë kundër Interit.
Ndeshja do të luhet sonte me fillim nga ora 20:45 në “San Siro” dhe fituesi i këtij dueli përballet me Lazion në gjysmëfinale, transmeton Express.
Donnarumma është në dyshim serioz për t’u paraqitur në këtë ndeshje pas një problemi në ije që e pësoi në stërvitje.
Sipas Sky Sport Italia, ai pritet t’i shtrëngojë dhëmbët dhe të paraqitet, meqenëse stafi mjekësor i Milanit ende është i brengosur rreth gjendjes së tij.
/Express/