Sigurisht, secili nga ne kërkon që të kemi një pamje sa më të bukur të dhëmbëve dhe ata të shkëlqejnë.
Por si duhet vepruar që ata të jenë sa më të bardhë dhe me plot shkëlqim?
Ne po iu japim disa këshilla për të arritur këtë qëllim, shkruan lajmi.net.
1. Përdoreni furçën në mënyrën e duhur
Përdoreni një furçë të butë që i përshtatet gojës dhe dhëmbëve tuaj dhe gjatë larjes kujdes mos e dëmtoni mishin e dhëmbëve.
2. Pastrimi
Pastrojeni rregullisht furçën e dhëmbëve në mënyrë që nga ajo të largoni çdo mbeturinë.
3. Freskojeni furçën
Këshillohet ndërrimi i furçës pas 3-4 muajsh, furça e re sigurisht e bënë punë më mirë se ajo e vjetra.
4. Koha
Furça duhet përdorur dy herë ose tre herë në ditë për të paktën dy minuta.