Një Aventador është parë në skajin e rrugës në Hangzhou, Kinë, duke i dalë tym nga motori.
Siç mund të shihet nga fotografitë e publikuara nga një ueb-faqe lokale atje, duket se motori kishte vluar ujin për shkak të disa problemeve me radiatorët e tij.
Incidenti ka mundur ta linte veturën me dëme, por policia dhe zjarrfikësit arritën shpejtë në skenë, transmeton Gazeta Express.
Për fat të mirë për pronarin e ri, vetura e tij e shtrenjtë nuk u dogj flakë.




