Talenti i Borussia Dortmund është duke u kërkuar me ngulm nga katalanasit.
Largimi i Neymarit është një plagë ende e hapur te Barcelona, e cila duhet të mendojë për të gjetur zëvendësuesin e tij.
Por klubi nuk është duke ndenjur duarkryq, pasi tashmë është në bisedime me Borussia Dortmund për transferimin potencial të Ousmane Dembele, transmeton Kosovapress..
Francezi mësohet se tashmë ka rënë dakord me klubin katalanas, por Barça duhet të plotësojë kërkesën e Dortmundit, i cili nuk e lejon lojtarin të largohet për më pak se 100 milionë euro.





















