Sergio Romero, portieri i dytë i Manchester Unitedit, shpreson që David de Gea mos të largohet nga Old Traffrod.
E ardhmja e David de Geas vazhdon të mbetet e paqartë. Portieri spanjoll kërkohet nga Real Madridi tash e disa kohë.
Por, portieri i dytë i Manchester Unitedit, Sergio Romero, i ka bërë thirrje De Geas që mos të largohet nga klubi.
“Është më mirë për klubin që ekziston ky rivalitet mes meje dhe Davidit. Është se ekziston një miqësi e madhe mes nesh, ne punojmë shumë për të ndihmuar njëri-tjetrin.”, tha Romero.
“Është shumë e rëndësishme që ne të punojmë në këtë mënyrë që të mund të nxjerrim maksimumin nga njëri-tjetri. Po, është mirë për mua, nëse ai qëndron. Ai është mik dhe ne do të vazhdojmë të punojmë shumë për të ndihmuar njëri-tjetrin në stërvitje”, ka deklaruar argjentinasi. /Express/