Sport

De Biasi: Juve e fiton Ligën e Kampionëve

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë e sheh Juventusin si favorit për të triumfuar në Ligën e Kampionëve.

Gianni de Biasi në rolin e analistit për televizionin RSI ka folur për Ligën e Kampionëve dhe në veçanti Juventusin, të cilin ai e sheh si favorit për të triumfuar në këtë garë.

“Juventusi është një skuadër e kompletuar, e cila ka eksperiencë. Ka luajtur përballë një skuadre me më pak eksperiencë si Monaco. Këtë herë besoj se u pa kjo diferencë në fushën e lojës. Ekzistonte dëshira e mirë dhe vullneti nga lojtarët e Monacos për të arritur një rezultat të rëndësishëm. Juve mund ta fitojë në tërësi Championsin këtë sezon”, ka thënë De Biasi.

Juventusi e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Monacos të zhvilluar në Francë, me rezultatin 2:0.

the authorE B