Elseid Hysaj do të bëjë punën që bënte Lorik Cana, duke përkthyer për pjesën tjetër të ekipit.
Mund të jetë ndër lojtarët më të rinj në grupin e Kombëtares shqiptare të futbollit, por Elseid Hysaj është kthyer në një prej lojtarëve tek të ciklet trajneri Gianni De Biasi beson më shumë.
Ndonëse nuk i është dhënë shiriti i kapitenit, duke qene i treti në radhë pas Ansi Agollit dhe Mërgim Mavrajt, futbollistit i është besuar një rol të cilin më parë e mbante Lorik Cana, shkruan Panorama Sport.
Gjatë stërvitjeve të skuadrës, Cana zakonisht kryente rolin e përkthyesit për pjesën tjetër të ekipit, kur trajneri shpjegonte ushtrimet që duheshin bërë apo manovrat taktike.
Ndonëse në ekip ka futbollistë të tjerë me shumë eksperiencë dhe që e kuptojnë mirë gjuhën italiane, De Biasi ia ka besuar këtë detyrë Hysajt, i cili tashmë u përkthen të gjithë futbollistëve të tjerë detyrat që kanë do të kenë në fushë dhe atë që duhet të bëjnë në çdo moment. /Express/