Sport

Dallku reagon pas largimit të pesë lojtarëve nga Prishtina

Armend Dallku, kapiteni i Prishtinës, ka mbështetur vendimin e shtabit teknik për largimin e pesë lojtarëve nga skuadra bardh e kaltër.

Prishtina ka larguar nga skuadra katër lojtarë të njohur si Liridon Lecin, Gentrit Begollin, Shend Kelmendin, Endrit Krasniqin dhe Mergim Nezirin.

Kapiteni i skuadrës, Armend Dallku ndihet keq për këto largime, derisa thotë se duhet t’ia lënë kohës për të parë nëse vendimi i drejtuesve të klubit ishte i drejt apo jo.

“Si kapiten i ekipit F.C Prishtina desha t’i falënderoj Liridon Lecin, Gentrit Begollin, Shend Kelmendin, Endrit Krasniqin, Mergim Nezirin për kohen sa kemi punuar se bashku, unë ju dëshiroj shëndet dhe shuma shumë suksese ne karrierën e tyre”, ka shkuara Dallku në Facebook.

“Unë jam ndier shumë keq për këto largime sepse janë djem dhe sportistë të merituar mirëpo kështu e ka sportin ndonjëherë din të jetë edhe i hidhur por këtu jeta (karriera) nuk përfundon Në fund të sezonit duhet të bëhen llogarit se a është dashtë të largohen këta futbollistë apo jo që nënkupton sukseset a do te jen ato që janë bërë këto ndryshime”, ka theksuar Dallku.

“Ne duhet të sillemi si profesionit edhe të pranojmë vendimet sado të vështira që janë ato ku i dihet nesër mund të jen prapë këta emra bartës të lojës së klubit FC.Prishtina Me shumë respekt Armend Dallk”, përfundon shkrimi i vushtrriasit. /Express/

the authorE B