Sport

Coutinho habit Barcelonën

Coutinho thotë se është i lumtur te Liverpooli.

Ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho, thotë se është “shumë i lumtur me jetën në Angli” duke hedhur poshtë raportimet për kalim te Barcelona.

Braziliani gjatë verës u raportua se kishte kërkuar të largohej nga Anfieldi, megjithatë klubi nuk lejoi largimin e 25-vjeçarit pavarësisht tri ofertave të Barçës.

“Jam duke luajtur në një prej ligave më të mira në botë. Jam shumë i lumtur. Për momentin jam shumë i lumtur me jetën time”, ka thënë Coutinho.

Braziliani ka zhvilluar tetë ndeshje këtë edicion me Liverpoolin, duke shënuar katër gola. /Gazeta Express/

the authorE B