Sport

“Coutinho është i trishtuar”

Neymar ka thënë se Philippe Coutinho është i trishtuar nga zhvillimet e fundit
Philippe Coutinho ka qenë ne qendër të vëmendjes në javët e fundit. Ai po kërkohet me ngulm nga Barcelona, derisa Liverpool nuk po dëshiron ta shes.

Sulmuesi i PSG-së, Neymar, pas fitores së Brazilit ndaj Ekuadorit, ka bërë të ditur se Philippe Coutinho është i trishtuar nga zhvillimet e fundit

“Jam shumë i lumtur që ai ka shënuar një gol, në këtë moment ai po jeton një trishtim shumë të madh, por ai na ndihmoi në fitoren”, ka deklaruar Neymar.

Philippe Coutinho ende ka kohë që t’i bashkohet Barcelonës, pasi në Spanjë afati i transferimeve është i hapur deri sonte pasmesnatës. /Express/

the authorE B