Chevrolet Corvette ZR1 është rikthyer më i madh e shumë më i mirë se më parë.
Vetura e famshme sportive është rikthyer pas tetë viteve me një shpejtësi maksimale prej 337 kilometra në orë.
Kjo shpejtësi e bënë atë më të fuqishmin që Chevy e ka prodhuar ndonjëherë.
Corvette XR1 ka motorin 6.2 litërsh supercharged V8 që prodhon 755 kuajfuqi, që i bie rreth 300 më shumë se modeli standard Corvette Stingray, transmeton koha.net
Kjo veturë është prezantuar gjatë kësaj jave ndërsa pritet të dalë në shitje në vitin e ardhshëm me një çmim fillestar prej 120 mijë euro.