Antonio Conte e ka pranuar se nuk mund të ndal largimin e belgut Eden Hazard
Trajneri i Chelseat, Antonio Conte insiston se ai nuk dëshiron të humbas lojtarë, por ka thënë se vendimin përfundimtar e marrin drejtuesit e klubit.
Një nga lojtarët që mund të largohet nga Chelsea është Eden Hazard, i cili po kërkohet nga Real Madrid dhe Barcelona.
“Eden Hazard është më të vërtetë top lojtar, por e përsëris se unë jam trajneri, mund të jap mendimin tim, por në fund vendimin e merr klubi”, tha Conte për Metro.
“Unë pres që Hazard edhe ën sezonin e ri të luajë për Chelsea. Nuk besoj se është momenti i duhur për të humbur një lojtar të tillë”. /Express/