Sport

Conte: Kush është i palumtur në Chelsea, le të largohet

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, nuk dëshiron që lojtarët e palumtur ta ulin moralin e skuadrës prandaj dhe po mendon t’i lejojë të largohen ata që merakosen se mungesa e mundësinë për të luajtur në ekipin e parë po ua shuan shpresat për të luajtur në Kupën e Botës.
Mbrojtësi brazilian, David Luiz, dhe sulmuesi belg, Michy Batshuayi, janë lojtarët më të shqetësuar me mungesën e rasteve për të luajtur në skuadrën e parë të Chelseat, transmeton Express.

“Kuptoj nëse disa lojtarë nuk po luajnë rregullisht dhe duan të luajnë rregullisht. Do të kuptoj nëse dikush është i brengosur për Kupën e Botës. Pëlqej t’i kem lojtarët e lumtur këtu, e jo të palumtur,” ka thënë Conte. /Express/

the authorE B