Tech

Çmenduri: Ja sa kushton riparimi i ekranit të iPhone X

Një këshillë e mirë për këdo që po vrapon për të blerë smartfonin e ri prej 1,000 dollarësh të Apple.

IPhone X, i cili godet raftet e dyqaneve më 3 nëntor, është telefoni më i shtrenjtë i Apple. Por çmimi më i lartë nuk është i rezervuar vetëm për telefon. Riparimet janë gjithashtu më të shtrenjta, transmeton Indeksonline.

Një ekran i prishur do t’ju kushtoj 275 dollarë, sipas kostove të riparimit të postuara në faqen e internetit të Apple.

Për krahasim, një riparim i ekranit për iPhone 8 Plus të ri prej 799 dollarë, kushton 169 dollarë. Shifrat u raportuan më parë nga MacRumors. /Indeksonlne/

the authorE B