Edhe pse që nga viti 2001 nuk ka marr pjesë në ndonjë film apo show televiziv, aktori i arteve marciale Chuck Norris mbetet një ndër artistët më popullorë.
Dega e veturave komerciale të Fiat, ka njoftuar se aktori 77 vjeçar Chuck Norris do të jetë ambasadori i markës së kësaj kompanie, transmeton Express. Chuck Norris do të shfaqet në reklamat e kësaj kompanie në Evropë duke filluar nga ky muaj.