Google përditësoi shfletuesin Chrome në versionin 59 jo vetëm në desktop por edhe në Android ku nuk mungonin surprizat siç është standarti WD-40.
Falë një përmirësimi të motorit Javascript, uebfaqet do të hapen më shpejt dhe përdorin më pak memorje. Google thotë se Chrome tashmë hap faqet 10 deri në 20 % më shpejt sesa më parë.
Përveç rritjes së performancës, adresimin të stabilitetit dhe arnimeve të sigurisë, një tjetër e re në këtë version është mbështetja e plotë për PNG-të e animuara. Apple dhe Mozilla kanë mbështetur këtë format prej kohësh në iMessage dhe Firefox Apps.
Ky standart është rritur bujshëm dhe pritet të adoptohet edhe më tepër nga shfletuesit e tjerë.
Por ajo që u intereson më shumë përdoruesve është bllokuesi i integruar i reklamave. Qëndrimi i Google tashmë është i njohur, për sa kohë reklamat nuk kanë përmbajtje ofenduese, ato nuk do të bllokohen.