Tech

Chevy Bolt mund Tesla Model S 75D në testin për mbushje të vetme të baterive

Chevy Bolt ka mundur Tesla Model S 75 D, duke kaluar rreth 25 kilometra më shumë në testin e ri të bërë nga Consumer Reports.

Chevy Bolt ka përshkuar 402 kilometra rrugë përpara se bateria e tij të harxhohet e tëra, ndërsa Tesla 370 kilometra rrugë, transmeton Koha.net.

‘Consumer Reports’ ka vënë këto dy vetura në testim në pistën e njëjtë, e cila konsiderohet më së shumti si autostradë ku vozitet më së shumti 100 kilometra në orë.

the authorE B