Antonio Conte, trajneri i Chelseas, nuk po heq dorë nga mesfushori i Arsenalit, Alex Oxlade-Chamberlain
Kampioni i Anglisë, Chelsea, po synon që të transferojë ende lojtarë në këtë afat kalimtar.
Sipas tabloidit britanik, The Sun, Antonio Conte është duke këmbëngulur që ta transferojë Oxlade-Chamberlain nga Arsenali.
Arsenali më herët ka refuzuar ofertën e Chelseas për Chamberlain, përcjell Express. Por, Blues do të tentojë sërish që ta transferojë.
Sipas The Sun, Chelsea është e gatshme t’i ofrojë Arsenalit 35 milionë funte (38 milionë euro) për Chamberlain.
Edhe Chamberlain, i cili ka kontratë me Arsenalin deri në fund të këtij sezoni, dëshiron që të transferohet te kampioni i Anglisë. /Express/