Chelsea ka arritur ta mposht rivalin e saj, Manchester United (1-0), në takimin e zhvilluar në kuadër të garave Fa Cup.
Ka mjaftuar goli i shënuar nga N’Golo Kante (51’) që të fitojë Chelsea. Gjatë takimit, Manchester United mbeti me 10 lojtarë në fushë, pasi në minutën e 35-të u largua nga loja Ander Herrera.Në takimet tjera të zhvilluar në kuadër të Fa Cup gjatë vikendit, janë arritur këto rezultate:
Middlesbrugh – Manchester Sity (0-2)
Arsenal – Lincoln (5-0)
Tottenham Hotspur – Millwall (1-0)