Sport

Chelsea gjen zëvendësuesin e Contes

Chelsea synon ta sjellë trajnerin e Atletico Madridit, Diego Simeonen, për ta zëvendësuar Antonio Conten, i cili duket se do t’i bashkohet Paris Saint-Germainit në Francë, raporton The Times.

Derisa “Të kaltrit” janë po kërkojnë ta shkarkojnë Conten, ekziston një ndjesi se problemet e vazhdueshme rreth çështjes së transferimit të lojtarëve do të bëjnë që ai të largohet në verë, prandaj dhe klubi tashmë po planifikon ta gjejë zëvendësuesin e tij, transmeton Express.

Trajneri italian nënshkroi kontratë të re me Chelsean verën e kaluar, por prapëseprapë do të ketë vetëm një vit të mbetur në kontratë në fund të sezonit aktual. /Express/

the authorE B