Chelsea ka hyrë në garë për yllin e Real Madridit, Gareth Bale
E ardhmja e uellsianit, Gareth Bale nuk është e sigurt në Real Madrid, pas formës së tij jo të mirë në vitet e fundit dhe lëndimeve të shpeshta.
Tashmë vendin e tij në skuadrën e parë të Realit duket se e ka zënë Marco Asensio, i cili pëlqehet shumë nga Zinedine Zidane.
Kjo ka bërë që shumë skuadra të interesohen për shërbimet e tij, ku së fundmi në garë ka hyrë edhe Chelsea..
Sipas Sunday Express, trajneri Antonio Conte seriozisht ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e Bale.
Lojtari besohet se mund të largohet nga Reali për 100 milionë euro. /Express/