E ardhmja e Gabriel Barbosa ende është e paqartë
Sulmuesi brazilian, Gabriel Barbosa – Gabigol, gjatë kësaj vere do të bëhet me klub të ri. Por, ende nuk dihet se ku do të vazhdojë karrierën ish-anëtari i Santosit.
Sipas mediave italiane, Interi ka qenë në negociata me Sporting Lisbonën për Gabigolin, por ka ndërprerë bisedimet pasi në garë për brazilianin kanë hyrë edhe dy klube.
Fjala është për skuadrën e madhe portugez, Benfica dhe klubin nga La Liga, Malaga, përcjell Express.
Gabigol u transferua vitin e kaluar në Inter, por nuk ka arritur t’i tregojë vlerat te Nerazzurrët, kështu që për një sezon do të huazohet te ndonjë klub tjetër që të marrë përvojë. /Express/