Tech

Celulari i ri i inspiruar nga Lamborghini (Foto)

Celulari ‘Prometheus’ i inspiruar nga Lamborghini dhe i dizajnuar nga Brandeis nuk është një celular i zakonshëm, pasi veçoritë e tij e bëjnë atë shumë më ndryshe se të tjerët.

Celulari ka një ekran 6 inç, kamera 12MP me një unazë LED për blic, një procesor Snapdragon 835, 8GB RAM, 256GB hapësirë interne dhe një port për USB-C.

Prometheus ka një dizajn këndor, me rezolucion të ekranit në 4K, transmeton Gazeta Express.

Bateria prej 3,500 mAh mundëson që celulari të mbushet shpejtë – për 15 minuta nga 0% në 50%. Se si duket celulari mund t’i shihni fotot më poshtë:

the authorE B