Sport

Caroline Wozniacki e fiton Australian Open për herë të parë në karrierë

Caroline Wozniacki e ka fituar titullin e parë grand slam në karrierë dhe është rikthyer në vendin e parë në ranglistën e tenisit në konkurrencën e femrave, duke e mposhtur rumunen, Simona Halep në tri sete rraskapitëse.

Në tentimin e saj të tretë në grand slams, danezja e mposhti Simona Halepin në një ndeshje rraskapitëse që zgjati gati tri orë në finalen e Australian Open, raporton Express.

Caroline bëhet tenistja e parë nga Danimarka që fiton grand slam. /Express/

the authorE B