Super ndeshja mes partizanit dhe Skënderbeut dje ka pasur një tifoz special në “Selman Stermasi”.
Ish-kapiteni i kombëtares kuqezi, Lorik Cana ka ndjekur për herë të parë nga pranë një sfidë të kampionatit shqiptarë.
I vendosur në Shqipëri këto ditë, për shkak se do të ndjekë leksionet e kursit për trajner, rekordmeni i ndeshjeve me kombëtaren ka përcjellë “live” përplasjen e dy skuadrave më të mira të futbollit shqiptar.
“U kombinuan shumë gjëra. Do të qëndroj në Shqipëri për disa javë, sepse vijoj të ndjek kurset e UEFA-s për trajner. Gjeta edhe kohën për të ndjekur për herë të parë një ndeshje të kampionatit shqiptar. Sa herë që kemi qenë të grumbulluar me kombëtaren, jam detyruar gjithmonë të largohem shpejt dhe e shfrytëzova këtë mundësi.
Është një ndeshje ndërmjet dy pretendentëve për titull. Është hera e parë e parë që janë disa skuadra në garë. Janë dy skuadra me shumë cilësi në fushë, ndërsa njoh mjaft persona nga të dyja palët. Me kë jam tifoz? Në trojet shqiptare bëj tifo për Vëllaznimin e Gjakovës, por duke qenë se ata nuk luajnë në Kategorinë Superiore, e shoh ndeshjen Partizani-Skënderbeu si spektator”, theksoi Cana.