Albert Bunjaki beson se Kombëtarja e Kosovës do të marrë pjesë në Euro 2020
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki ka dhënë një intervistë për thelastjourno.com, ku ka folur rreth jetë së tij dhe objektivave të Kosovës.
Ai tha se këto kualifikime po u ndihmojnë të ndërtojnë mënyrën e lojës, ndërsa është optimist se Kosova do të luaj në Euro 2020.
“Ne kemi një skuadër të re me mesatare prej 22 ose 23 vjeçare. Objektivi ynë i parë është që të mësohemi në grup dhe të koordinohemi të luajmë bashkë. Ideja për kualifikimet e ardhshme është që të luajmë në Euro 2020. Jam i sigurt që do të luajmë”, tha Bunjaki. /Express/