Tech

BMW M8 GTE [FOTO]

BMW Motorsport ka prezantuar në panairin e fundit International Motor Show (IAA) 2017 në Frankfurt modelin e garave BMW M8 GTE.

Ky model do të garoj në FIA World Endurance Championship (FIA WEC) para se BMW Coupé Seria 8 të dal në shitje, transmeton Express. Po ashtu, BMW me këtë model do ti kthehet garës 24 orësh në Le Mans.

Sipas rregulloreve të garave, motori është kufizuar në 4.0-litër V8 me BMW TwinPower Turbo Technology i cili prodhon më shumë se 500kf. Fuqia e motorit transmetohet tek rrotat me anë të transmisionit sekuencial të garave me gjashtë shpejtësi.

Rëndësi e madhe i është dhënë peshës dhe aerodinamikës. Përmasat e kësaj veture janë 4,980 mm e gjatë, 2,046 mm e gjerë dhe peshon 1,220 kg.

the authorE B