Kryetari i BMW, Harald Kruger, përdori konferencën e tremujorit të dytë të kompanisë për të njoftuar se prodhuesi i veturave do të prezantojë një “befasi të këndshme” në Shfaqjen e Veturave në Frankfurt.
Kruger nuk dha më shumë detaje, por la të kuptohet se bëhet fjalë për një veturë të re elektrike – por asgjë nuk është ende zyrtare.
Nëse befasia është një automjet ekologjik, atëherë vetura mund të jetë përgjigja e kompanisë ndaj modelit 3 të Tesla, transmeton Gazeta Express.
Më herët në qershor, ishte raportuar se BMW do të përdorë Shfaqjen e Veturave në Frankfurt për të prezantuar një veturë të re elektrike.