Në shtatorin e vitit të kaluar, kompania Snapchat ndryshoi emrin në Snap, pasi aplikacioni i Snapchat nuk ishte i vetmi produkt që kjo kompani ofronte, por ishin edhe syzet ‘Spectacles’, transmeton koha.net.
‘Spectacles’ ka një video kamerë të integruar, e cila mund të bëjë video 10 sekondëshe në format rrethor e që lidhen me aplikacioni e Snapchat.
Snap gjatë gjysmës së çerekut të parë të 2017 ka arritur të shesë 64 mijë syze Spectacles, ndërsa tani në çerekun e dytë ka shitur rreth 41 mijë e 500 syze.
Kjo është një rënie e madhe, rreth 35 për qind, duke ndikuar në fitimet e Snap.