Christian Panucci do të ketë një problem të madh që në ndeshjen e tij të parë me Shqipërinë
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci punën më të vështirë të zgjedhja e 11 së parë, do ta ketë në përzgjedhjen e portierit.
Ai ka dy super portirë në skuadër, me Etrit Berishën që luan te Atalanta dhe Thomas Strakoshan te Lazio.
Të dy këta poretierë janë titullar të skuadrat e tyre dhe kjo ia vështirëson përzgjedhjen trajnerit italian.
Këtë problem nuk e kishte ish trajneri Gianni de Biasi, i cili në momentin kur ftoi Strakoshën, Berisha ishte i suspenduar.
Mbetet të shihet se cilin do të përzgjedh Panucci në ndeshjen e tij të parë me Shqipërinë, e cila do të jetë më 2 shtator ndaj Lihtenshtejnit. /Express/