Hector Bellerin dëshiron të largohet nga Arsenali dhe të transferohet në Barcelonë
Sipas të përditshmes sportive madrilene, Marca, Hector Bellerin gjatë javës së ardhshme do të takohet me drejtuesit e Arsenalit.
Mbrojtësi spanjoll do të kërkoj nga londinezët që t’ia mundësojnë transferimin në skuadrën e Barcelonës, përcjell Express.
Barcelona është duke tentuar që ta transferoj Bellerinin tash e disa muaj, por kontrata afatgjate që ka nënshkruar me Arsenalin po e pengon realizmin e këtij transferimi.
Bellerin thuhet se ka një marrëveshje me Barcelonën, por për tu realizuar ky transferim duhet të bindet edhe Arsen Wenger. /Express/