Sport

Befason Milan, largon nga skuadra yllin e ri (Foto)

Patirck Cutrone, ylli i ri i Milanit, mund të transferohet në Torino.

Patirck Cutrone, sulmuesi 19 vjeçar i Milanit, ka befasuar të gjithë me paraqitjet e deritanishme në fazën përgatitore për sezonin e ri.

Por, pas përforcimeve të fundit që ka sjell në skuadër, Vincenzo Montella mund ta largoj përkohësisht Cutrone nga ekipi.

Sipas Tuttosport, interesim për ta transferuar lojtarin, në formë huazimi, ka shfaqur Torino, përcjell Express.

Cutrone ka kontratë me Milanin deri në vitin 2018. Por, Rossonerët shumë shpejtë pritet që t’ia vazhdojnë kontratën edhe për pesë sezone. /Express/

the authorE B