Sport

Bayerni kërkon Sanchezin

Alexis Sanchez ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Sulmuesi kilian i Arsenalit është në mëdyshje nëse do të vazhdojë kontratën me ‘Topçinjtë’, apo të largohet në përfundim të këtij stinori nga Londra. Për Sanchezin janë duke u interesuar shumë skuadra dhe së fundmi edhe Bayern Munich ka kërkuar që ta transferojë atë në Gjermani, raporton KosovaPress.

Lideri i Bundesligës është vënë në kërkim të një sulmuesi për stinorin e ardhshëm në mënyrë që të krijojë një skuadër të fortë për të garuar si në kampionatin vendas po ashtu edhe në Ligën e Kampionëve dhe Sanchez shihet si një lojtar ideal për ekipin e Carlo Ancelottit.

Kiliani ka realizuar 18 gola me fanellën e Arsenalit këtë stinor në Premier Ligë.

the authorE B