Sport

Bashkimi e pret sonte në shtëpi liderin e Ligës Ballkanike

Bashkimi i Prizrenit do të jetë sonte nikoqir i liderit të Ligës Ballkanike në basketboll, në atë që do të jetë ndeshja e parë për vitin 2018 në këtë garë.
Bashkimi ndeshet me klubin nga Gjevgjelia e Maqedonisë, Blokotehna-NB, sonte me fillim nga ora 19:30 në “Sezai Surroi”.

Bashkimi është i gjashti prej shtatë klubeve sa i ka këtë edicion Liga Ballkanike, derisa Blokotehna prin me 13 pikë, sa i ka edhe Rilski në vendin e dytë. /Express/

the authorE B