Celta Vigo ka shfaqur interesim për sulmuesin e Barcelonës, Paco Alcacerin
E përditshmja sportive katallane, Mundo Deporitvo, ka zbuluar se skuadra e Celta Vigos ka shfaqur interesim për sulmuesin e Barcelonës, Paco Alcacer.
Trajneri i Celta Vigos, Juan Carlos Unzue e dëshiron ish yllin e Valencias në skuadër. Unzue, i cili ishte ndihmës i Luis Enriques, e njeh mire Alcacerin pasi ka punuar me të te Barcelona.
Thuhet se Celta Vigo është e gatshme t’ia ofroj Barcelonës sulmuesin Maxi Gomez dhe 7 milionë euro për Alcacerin.
Drejtuesit e Barcelonës ende nuk kanë marrë ofertë nga Celta. Vështirë se Barcelona do ta shes Alcacerin, i cili pritet të zëvendësoi Luis Suarezin, i cili në nëntor do t’i nënshtrohet një operacioni. /Express/