Barcelona dëshiron ta mbrojë nderin e Abidalit, të fondacionit dhe spitalit në të cilin u krye procedura e transplantit të mëlçisë.
Në përgjigjen e një telefonate nga Sport, burimet e Barcelonës e kanë mohuar kategorikisht mundësinë e ndonjë keqpërdorimi në intervenimin e transplantit të mëlçisë së Eric Abidalit, transmeton Gazeta Express.
Burimi i njëjtë insiston se ata i besuan plotësisht klinikës së spitalit gjatë procesit të transplantit të tashmë drejtorit sportiv të Barcelonës.
Klubi thotë: “Nuk mund ta vëni në dyshim nderin e Abidalit apo të fondacionit i cili u krijua që nga fillimi i transplantit”.
Sipas Sport, Barcelona dhe Abidali dëshirojnë ta studiojnë rastin me qetësi që besohet se është komplekse dhe në javën tjetër pritet të publikohet një komunikatë zyrtare. /Gazeta Express/