Barcelona nuk dëshiron ta transferoj portierin e Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga
Gjiganti nga La Liga, Barcelona ka një lajm të mirë për rivalin e saj të përbetuar, Real Madridin.
Sipas të përditshmes sportive katallane, Mundo Deportivo, Barcelona nuk dëshiron ta transferoj portierin e Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga, përcjell Express.
Barcelona ka në dispozicion dy super portier: Marc-Andre Ter Stegenin dhe Jasper Cillessen, dhe për këtë nuk do të tentoj ta transferoj Arrizabalagan.
Real Madrid është duke e kërkuar Kepa Arrizabalagan, i cili në fund të sezoni mund të transferohet pa asnjë cent, pasi ka kontratë me Athletic Bilbaon vetëm deri në fund të këtij sezoni. /Express/