Sport

Barcelona ende nuk ka marrë asnjë ofertë për lojtarët e saj (Foto)

Deri më tani në dyert e Barcelonës nuk ka trokitur askush për të blerë lojtarë.

Barcelona pritet të bëjë një revolucion në skuadër gjatë verës duke shitur disa lojtarë që nuk kanë lënë gjurmë në Camp Nou.

Por, sipas të përditshmes sportive katallane, Mundo Deportivo, deri më tani në Barcelonë nuk ka arritur asnjë ofertë zyrtare për ndonjë lojtar, përcjell Express.

Mundo Deportivo parashikon një verë të gjatë për Barcelonën, e cila përveç që do të heqë qafe disa lojtarë, duhet ta gjejë edhe trajnerin e ri, pasi Luis Enrique do të largohet në fund të sezonit. /Express/

the authorE B