Një lloj i ri i ransomware-it me emrin “Bad Rabbit” po shkakton kërdi në shumë vende të Evropës Lindore, duke ndikuar në të dyja, agjencitë qeveritare dhe bizneset private njësoj.
Në kohën e shkrimit të këtij njoftimi, ransomware ka goditur vende të tilla si Rusia, Ukraina, Bullgaria dhe Turqia.
Viktimat e konfirmuara përfshijnë aeroportin “Odessa” në Ukrainë, sistemin e metrosë të Kiev në Ukrainë, Ministrinë e Infrastrukturës të Ukrainës dhe tre agjencitë ruse të lajmeve, duke përfshirë “Interfax” dhe “Fontanka”. Ekipi i CERT i Ukrainës ka postuar një alarm dhe po paralajmëron bizneset e Ukrainës për këtë shpërthim të ri.
Shpejtësia me të cilën përhapet “Bad Rabbit” është e ngjashme me shpërthimet e “WannaCry” dhe “NotPetya” që kanë goditur në maj dhe qershor të këtij viti, respektivisht. /Kos-Cert/