Tech

Audi R8 V10 Spyder Plus: Audi kabriolet më e shpejtë e ndërtuar ndonjëherë [FOTO]

Modeli kabriolet për herë të parë u prezantua para më shumë se një viti në New York Auto Show.

Por, një vit më vonë, prodhuesi Gjerman ka shpalosur versionin më të fuqishëm Plus, i cili ka nderin të jetë vetura kabriolet më e shpejtë që Audi ka ndërtuar ndonjëherë, transmeton Express. Ngjashëm më modelin me tavan të përforcuar, Spyder Plus ka motor me ajrosje natyrale 5.2-litër V10 i cili prodhon 610 kf. Përshpejtimin nga 0-100 km/h e arrin për 3.3 sekonda, që është 0. Sekonda më shpejt se R8 V10 Spyder.

Ky model mund të jetë i fundit me motor me ajrosje natyrale, tani Audi duket se këta do ti zëvendësoj me motorët V10 me turbo kompresor.

the authorE B