Nga Ingolstadt vjen konfirmimi se në fund të vitit 2018 do të arrijë gjenerata e re e Audi RS7 Sporback.
Gjenerata e re e RS7 Sportback do të ofrohet në dy versione.
Së pari do të ofrohet modeli me motor 4.0-litër V8 Twin-Turbo, të cilin e ka Bentley Continental GT aktual dhe Porsche Panamera Turbo i ri, transmeton Koha.net.
Deri në 100 kilometra në orë, ky model do të arrijë për më pak se 4 sekonda ndërsa shpejtësinë maksimale do ta arrijë deri në 305 km/h.
Më vonë, do të arrijë edhe Audi RS7 Sportback në version Plug-in hibrid, i ngjashëm sikur Porsche Panamera Turbo S E-Hybrid, për i përforcuar në 700 kuajfuqi.