Pierre Emerick Aubameyang vazhdon të jetë një nga lojtarët më të kërkuar në tregun futbollistik.
Megjithatë Auba nuk e ka ndërruar skuadrën duke i qëndruar besnik Borusia Dortmundit.
Sulmuesi nga Gaboni është paraqitur dje në seancën stërvitëse me një makinë tejet luksoze.
Auba është parë me Lamborghini Aventador (700 HP 350 km / h) ndërsa vendin e pasagjerit e kishte bashkëlojtari i tij, Ousman Dembele./Indeksonline/