Sport

Atletico transferon talentin e Real Madridit

Atletico Madrid po synon që ta transferojë mesfushorin e ri të Real Madridit, Marcos Llorente
E përditshmja sportive madrilene, AS, ka zbuluar se Atletico Madrid po synon që ta transferojë mesfushorin e ri të Real Madridit, Marcos Llorente.

Sipas AS-it, Atletico nuk do ta ketë të lehtë që ta transferojë spanjollin pasi ka një klauzolë me Real Madridit, e cila kap shifrën e 200 milionë eurove.

Llorente është në dijeni për interesimin e Atleticos, dhe do t’i pëlqente transferimi te rivali i Real Madridit, përcjell Express.

Babai i 22-vjeçarit, Paco Llorente dhe gjyshi, Ramon Grosso, ishin lojtarë të Atletico Madridit në të kaluarën, dhe kjo mund ta shtyjë lojtarin që t’i bashkohet skuadrës së Diego Simeones.

Por, mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë, pasi Atletico nuk ka të drejtë të blejë lojtarë deri në janar të vitit 2018.

Interesim për Marcos Llorenten kanë shfaqur edhe Barcelona, Sevilla dhe PSG. Llorente këtë verë është rikthyer në Real pas huazimit te Alaves në sezonin e kaluar. /Express/

the authorE B