Sport

Asnjë ofertë për Nainggolanin

Drejtori sportiv i Romës, Monchi, ka thënë se asnjë ofertë nuk ka arritur deri tani për mesfushorin Radja Nainggolan.
Përfaqësuesi belg është lidhur me një kalim te Guangzhou Evergrante, klub ky që ka shprehur gatishmërinë t’i ofrojë Romës 50 milionë euro për transferimin e tij, ndërsa lojtarit 12 milionë euro në vit, transmeton Express.

“Deri tani asnjë ofertë nuk ka ardhur”, ka thënë Monchi, sipas Corriere dello Sport.

Ndërkohë, sipas Gazzetta dello Sport, marrëveshja praktikisht u mbyllë të premten dhe Nainggolan e pranoi transferimin në Kinë.

Megjithatë, marrëveshja do të ishte huazim në vlerë 6 milionë euro me obligim për ta blerë, gjë të cilën e ka vlerësuar të pamjaftueshme Franco Baldini. /Express/

the authorE B