Sport

Arsenali e ofron sulmuesin Giroud plus të holla për Aubameyangun

Arsenali është i gatshëm ta përfshijë sulmuesin Olivier Giroud në ofertën që do t’ia bëjë Borussia Dortmundit për Pierre-Emerick Aubameyangun.

The Sun raporton se “Topçinjtë” janë të etur për ta sjellë Aubameyangun në “Emirates Stadium”, me të cilin duan ta zëvendësojnë Alexis Sanchezin, transmeton Express.

Mësohet se drejtuesit e klubit londinez do t’ia ofrojnë klubit gjerman 33 milionë euro plus Giroudin. /Express/

the authorE B