Sport

Arsenali e ka seriozisht për Mbappen

Arsen Wenger e ka marrë shumë seriozisht transferimin e Kylian Mbappe në Arsenal
Sipas tabloidit britanik, The Mirror, Arsenali do të bëjë çmos që ta transferoj Kylian Mbappe nga Monaco gjatë kësaj vere.

The Mirror shkruan se ekipi londinez është i gatshëm të shpenzoj 125 milionë funte (143 milionë euro) për yllin e ri të Francë, përcjell Express.

Thuhet se Arsen Wenger tashmë ka kontaktuar edhe me babin e Mbappes. Ai i ka garantuar 18 vjeçarit se do të luajë rregullisht nëse transferohet te Arsenali.

Kurse, Wenger i ka thënë tashmë babait të Mbappe se një transferim në Real Madrid nuk do të ishte mirë për karrierën e lojtarit, pasi në ‘Santiago Bernabeu’ mund të digjet.

Pritet të shihet se cili do të jetë vendimi i talentit francez, i cili në sezoni e kaluar ka shkëlqyer në Francë dhe Evropë. /Express/

the authorE B