Sport

Argjentina luan kundër Spanjës dhe Italisë në fazën përgatitore për Botëror

Argjentina do të luajë kundër Spanjës dhe Italisë në muajin mars, në kuadër të përgatitjeve për Kupën e Botës, e cila do të mbahet nga 14 qershori deri më 15 korrik në Rusi.
Federata e Futbollit e Argjentinës ka njoftuar se ekipi i saj kombëtar do të luajë kundër italianëve më 23 mars në Bazel të Zvicrës, e pastaj kundër Spanjës katër ditë më pas në Madrid, transmeton Express.

Argjentina e siguroi kualifikimin në Kupën e Botës në ndeshjen e fundit kundër Ekuadorit.

Ndërkohë, Italia nuk arriti të kualifikohej për Kupën e Botës për herë të parë pas 50 viteve. Në anën tjetër Spanja është në mesin e favoritëve.

Argjentina është në Grupin D bashkë me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë. /Express/

the authorE B