Tech

Ares X-Raid me 760kf e bazuar në Mercedes G-Class [FOTO]

Ky transformim ekstrem i G-Class nuk është parë ndonjëherë.

Ares Design ka prezantuar krijimin e tyre të fundit i cili bazohet në modelin G-Class nga Mercedes-Benz, transmeton Express. Kjo kompani, pronar i së cilës është ish drejtori ekzekutiv i Lotus, Dany Bahar, si bazë për këtë projekt mori një G63 AMG dhe i ndërroi trupin me pjesë të punuara nga fibra karboni dhe të cilat vijnë me forma të lakuara në vend të atyre këndore për të cilat shquhet G-Class.

Ares pretendon se falë trupit me fibra karboni, X-Raid peshon 200 kg më pak se modeli standard G63, përderisa falë mortifikimeve në motorin 5.5-litër V8, tani kjo bishë prodhon 760kf. Shpejtësia maksimale është e kufizuar në 250 km/h.

Nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për çmimin e kësaj veture, por është llogaritur se çmimi mund të jetë rreth 700,000 dollarë amerikan.

the authorE B