Më 12 shtator, Apple pritet të lansojë zyrtarisht celularin e shumëpritur iPhone 8 – një pajisje e cilësisë së lartë me një ekran të shtrirë deri në skaje.
Një ditë para kësaj, më 11 shtator, një tjetër celular me ekran pothuajse të njëjtë do të lansohet – nga Xiaomi, një kompani teknologjike që shpesh referohet si “Apple i Kinës”.
Siç ishte raportuar edhe më parë nga The Verge, kompania kineze është bërë gati të lansojë versionin e ri të celularit – Mi Mix 2, transmeton Gazeta Express.
Xiaomi, që dikur ishte kompania më e vlefshme në botë, ka krijuar edhe më parë celularë që janë të ngjashëm me dizajnin e Apple – aq shumë sa që shefi i dizajnit në Apple, Jony Ive kishte akzuar dikur kompaninë për “vjedhje”.
Një dizajner tashmë e ka shpërndarë një fotografi në Twitter ku paralajmëron celularin e ardhshëm.
Mi MIX 2 ? ? ? #excited pic.twitter.com/W68XIqk6Gx
— Manu Kumar Jain (@manukumarjain) August 30, 2017