Tech

Apple bën një ndryshim në iPhone, tani do të keni më shumë hapësirë

Çfarë nëse do të mund të ruanit gjysmën e hapësirës së kamerës së iPhone pa bërë diçka ndryshe?

Kjo është ajo çfarë Apple po premton me IOS 11, në përditësimin e ardhshëm të madh të sistemit operativ të iPhone që do të dalë këtë vjeshtë.

Falë një ndryshimi teknik, Apple po premton se fotografitë dhe videot që i bëni do të kërkojnë vetëm 50% e hapësirës që e kërkojnë aktualisht, transmeton Gazeta Express.

Kjo pasi Apple është duke kaluar nga ‘kompresioni’ h.264 për video dhe formate të JPEG në HEVC dhe HEIF. Ky ndryshim u bë i ditur nga 9to5Mac, që testoi versionin beta të iOS 11.

Kjo nënkupton që tani fotografitë dhe videot në iPhone do të zënë më pak hapësirë.

the authorE B